Të fundit

Garat e shpejtësisë, arrestohet një person në Prizren

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren sot gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime dje në lagjen “Dardania”, ka arrestuar personin me inicialet E.K. (20), i dyshuar për rrezikim të trafikut publik.

Policia ka gjetur përmes rrugëve operacionale prova të qëndrueshme se i dyshuari, i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut, dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, i cili është në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale aksident trafiku me lëndime, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikim i trafikut publik.

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci