Të fundit

Biden bën gafën e radhës, thotë se është takuar në vitin 2021 me ish-presidentin e Francës që ka vdekur para 28 vitesh

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë gafën e radhës gjatë një fjalimi në Las Vegas, ku ngatërroi presidentin francz Emmanuel Macron me ish-presidentin Francois Mitterrand, i cili ka vdekur në vitin 1996.

Biden rikujtoi një histori të një takimi që kishte pasur me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë samitit të G7 në Angli, në vitin 2021, disa muaj pasi Bideni kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Ai kujtoi këtë takim duke menduar se po fliste për Macronin po në fakt përmendi një lider që ka vdekur pothuajse 30 vjet më parë.

“U ula me të dhe i thashë ‘Amerika është rikthyer’”, kujtoi Biden gjatë fjalimit. “Dhe Mitterrand i Gjermanisë, në fakt i Francës, m’u drejtua mua”, deklaroi Biden i cili në fakt duhet të thoshte për Macronin.

Biden më pas duket se humbi në mendime para se të përgatitej për të përfunduar fjalinë: “Më pyeti, për sa kohë je kthyer”.

Biden po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Aktualisht në SHBA po mbahen zgjedhjet primare ku votuesit e shteteve do të zgjedhin kandidatin e tyre presidencial.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci