Të fundit

SHBA planifikon dërgimin e armëve bërthamore në Britani të Madhe, reagon Rusia

Rusia ka reaguar ashpër në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar armë bërthamore në Britaninë e Madhe. Përfaqësuesi i Përhershëm i Moskës në Kombet e Bashkuara, Gennady Gatilov, tha për median shtetërore ruse, Russia-24, se janë duke e monitoruar situatën nga afër.

“Ne po flasim për riaktivizimin e një baze ajrore me armë bërthamore amerikane në Britaninë e Madhe, flitet edhe për mundësinë e dërgimit të armëve bërthamore në shtetet baltike dhe në Poloni. E gjithë kjo krijon një situatë të tensionuar. Ne po monitorojmë se si po shkojnë zhvillimet në këtë drejtim. Sigurisht, nëse është kështu, Rusia do të detyrohet për të reaguar ndaj kësaj në përputhje me rrethanat”, tha Gennadi Gatilov, përfaqësuesi i Përhershëm i Moskës në Kombet e Bashkuara.

Reagimet e Ambasadorit rus, vijnë disa ditë pasi media britanike, The Telegraph raportoi, duke cituar dokumente të Pentagonit, se SHBA-ja planifikon të vendosë armë bërthamore – rreth tri herë më e fortë se bomba e Hiroshimës – në një stacion të Forcave Ajrore Mbretërore 100 kilometra në veri të Londrës.

Në një reagim për Newsweek, qeveria e Londrës nuk ka pranuar të komentojë për pretendimet e Ambasadorit rus. Reagimet dhe kundër reagimet midis Moskës dhe Uashingtonit, vijnë në momentin kur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të vizitojë, Turqinë, aleatin e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Data për vizitën e Putin në Turqi nuk është zyrtarizuar, por Ministri i Jashtëm turk, citoi për mediat vendase, se takimi do të mbahet për krizën e grurit dhe konfliktin e tej zgjatur midis Izraelit dhe Hamasit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci