Të fundit

Zyrtare: Donat Rudhani bëhet me skuadër të re

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rudhani ka kompletuar sot (e martë) kalimin te FC Lausanne-Sport si huazim nga Young Boys.

Rudhani ka ndryshuar skuadër, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës së Zvicrës.

Është vet faqja zyrtare e FC Lausanne-Sport e cila ka konfirmuar huazimin e Rudhanit deri në fund të sezonit.

“Reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani i bashkohet FC Lausanne-Sport në formë huazimi deri në fund të sezonit nga BSC Young Boys”, thuhet në njoftim.

Këtë sezon, ai ka luajtur 13 ndeshje me Young Boys, duke përfshirë 9 paraqitje në Superligë, 1 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar edhe dy gola.

Pasi kaloi kontrollimet mjekësore ditën e djeshme, Rudhani nënshkroi sot kontratën e huazimin dhe te FC Lausanne-Sport do të veshë fanellën me numër 29.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci