Të fundit

Pendarovski: S’ka institucion që s’ka shqiptarë

Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lidhur me emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, ka folur për Euronews Albania presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski është shprehur se me Talat Xhaferin njihen edhe privatisht që më herët dhe shtoi se ai është i paanshëm dhe korrekt në punën e tij.

“Në këto 20 vitet e shkuara, pasi është nënshkruar marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë të përfaqësuar shumë mirë në të gjithë sistemin e RMV-së. Nuk ka asnjë institucion ku ata nuk kanë qasje. Ne kemi shqiptarë në funksione shumë të larta. Nëse në vitin 2001 kishte 2.4 % tani është në nivelin e 21 %. Kishim president shqiptar, tani kemi kryeministër. Nuk kam dyshim që do të jetë kryeministër nëse do të ketë votat e të gjithëve, të shumicës bëhet fjalë”.

“Me zotin Xhaferi ne punojmë edhe në mënyra zyrtare, por njihemi edhe privatisht që në vitet e shkuara. Talat Xhaferi ka punuar në mënyrë profesionale, i paanshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse LSDM i dha mbështetje për të qenë kryetar i Parlamentit në Maqedoni”, tha Pendarovski.

Ai ka folur edhe për mandatin e tij si president, ndërsa tha se në pesë vitet e shkuara ka qenë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se kujt etnie i përket.

“Sa i përket shqiptarëve më vini në një pozicion jo shumë të rehatshëm, por mund të them se në 5 vitet e shkuara shqiptarët në aktivitetet e mia të përgjegjësisë kanë arritur në pozicionet më të larta. Kemi gjeneralë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë, etj”.

Nuk e di nëse mendoni për 5 vitet e shkuara, por 20 vitet e tjera pasi kam qenë në pozicione të tjera të vështira. Momenti më i vështirë ka qenë në vitin 2001, por arritëm një marrëveshje shumë të mirë falë negociatave. Kaluam 7 muaj të vështirë dhe arritëm në marrëveshjen e Ohrit”, tha Pendarovski.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci