Të fundit

Pas eliminimit nga Big Brother Vip Albania, ish-banori komenton çiftet e krijuara në shtëpi

Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”, Gabriele Mezini mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Wake UP”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së tij në këtë shtëpi dhe lojës së konkurrentëve.

I pyetur se si e shikon çiftet që po krijohen brenda shtëpisë, ish-futbollisti u shpreh se marrëdhënia e Bardhit dhe Sarës do të përfundojë shumë shpejt, pasi sipas tij kjo e fundit po e përdor për lojë reperin.

“Sara me Bardhin nuk do të zgjasin dhe do të mbyllet shumë shpejt. Me Sarën pata një debat aty dhe kuptova që karakteri i saj ishte që donte te bëntë diçka. Sara duket sikur e tërheq Bardhin. Deri diku po e përdor”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër marrëdhënia e çiftit Romeo-Heidi i duket si një gjë që ka ardhur natyrshëm.

Gabriele nuk la pa përmendur as Meritoni Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, të cilët kohët e fundit kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë.

Sipas ish-banorit, moderatori po e përdor për lojë gazetaren e cila mund të ketë ndjenja për të.

“Heidi dhe Romeo më duket diçka e natyrshme. Kurse për pjesën e Meritonit ishte shumë lojë, nga ana e Ilnisës mund të ketë diçka të vërtetë, por nga Meritoni ishte lojë. Më shumë e shihja me Riken dhe mendoj se do ketë diçka mes atyre. Do të ndodhin shumë gjëra aty”, tha Gabriele Mezini.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci