Të fundit

Euro 2024 – Sylvinho udhëton drejt Turqisë për ta vëzhguar këtë futbollist shqiptar

Prej ditësh trajneri i Kombëtares, bashkë me stafin e tij ka nisur një tur në Europë për të ndjekur nga afër të gjithë lojtarët shqiptarë.

Pas, Gjermanisë dhe Italisë, Sylvinho ka udhëtuar drejt Turqisë, për të takuar futbollistët që aktivizohen në këtë shtet.
Patjetër që vëmendjen më të madhe e ka marrë Rey Manaj, i cili nuk ishte pjesë e ekipit në kualifikueset e Europianit, por tashmë po kalon një formë fantastike duke shënuar 11 gola në kampionat dhe 4 në Kupë deri tani me Sivasporin.

Manaj ka luajtur ndeshjen e fundit me Kombëtaren në mars të 2022-it, rreth dy vite më parë, në miqësoret kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Gjithsesi, në kampionatin turk aktivizohet edhe Sokol Cikalleshi, autor i 8 golave me Konyasporin në kampionat dhe një pjesë shumë e rëndësishme e sulmit të Kombëtares.

Po ashtu edhe Frederik Veseli luan në këtë kampionat, ku është pjesë e Karagumruk.

Ndërkohë, dy lojtarë që do të vlerësohen nga trajneri brazilian janë edhe Endri Çekiçi me Odise Roshin.

Pogradecari luan për Pendiksporin këtë sezon dhe po lufton për vendin e titullarit.

Sa i përket Odise Roshit, ditët e fundit, fieraku ka “ndezur motorët” dhe ka shënuar edhe gol fitoreje për ekipin e tij Sakarjaspor në ligën e parë turke.

Gjithashtu, Roshi ka asistuar edhe për shokët e ekipit, paraqitje këto që e kanë nxjerrë dy herë radhazi në formacionin më të mirë të javës.

Turet e Sylvinho janë në kuadrin e takimeve miqësore që ekipi përfaqësues do të zhvillojë në mars, ku me shumë mundësi do të ketë edhe emra të rinj në listë./abc

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci