Të fundit

UNMIK: Çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë [UNMIK], ka bërë dalë me reagim publik pas zhvillimeve të fundit në vend.

Përmes një komunikate për media, UNMIK-u ka bërë thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa ka shprehur shqetësim për vendimin e BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute, euro për pagesa në Kosovë.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se “i ka ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet e fundit që ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë”.

Ajo ka thënë se duhet të përfshihen në diskutim edhe komunitetet që preken para një vendimi.

“Ziadeh bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë dhënien e kohës së duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura paraprakisht”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

BQK-ja pati vendosur me rregulloren e re që nga 1 shkurti në Kosovë për pagesa të përdoret vetëm euroja.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci