Jose Mourinho i dha lamtumirën Romës në një mënyrë të pazakontë pasi la një unazë në dollapin e tij që ia dhanë lojtarët pas fitimit të Ligës së Konferencës dhe tani është zbuluar se ka lënë edhe një mesazh me të.
Mourinho u shkarkua në janar pas një disfate të dhimbshme si mysafir ndaj Milanit, kur ishte 3:1 për kuqezinjtë dhe kështu i dha fund “mandatit” te klubi romak, i cili zgjati 30 muaj.
Il Messaggero shkruan se kur Mourinho u largua nga qendra stërvitore në Trigoria, ai la një unazë në dollapin e futbollistit Lorenzo Pellegrini dhe është unaza që skuadra i dha pas fitimit të kompeticionit të lartpërmendur.
Mourinho left one thing in Roma dressing room after brutal sacking – it speaks volumes 😳
Read more 👉 https://t.co/wl6k1vs6Nf pic.twitter.com/m10yI0IdzX
— Mail Sport (@MailSport) February 6, 2024
Mesa duket ai është ndjerë i tradhtuar nga lojtarët, të cilët kanë mbështetur menjëherë zgjedhjen e trajnerit të ri Daniel De Rossi.
Mourinho e pasoi me një shënim të hidhur lamtumire ku shkruhej: “Kur të jeni burra, ma ktheni unazën”.
Roma ishte e nënta në Serie A në kohën e shkarkimit, por që nga ardhja e Daniele de Rossi, rezultatet janë përmirësuar dhe Vuçica ka fituar tre fitore radhazi.