Të fundit

“Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë”, Bebe Rexha përkrahë Dua Lipën

Më 4 shkurt është mbajtur ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy”, në Los Angeles.

Ceremonia madhëdhore e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.

Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.

Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, pyetet për performancat që do të shfaqen atë natë, dhe Bebe pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.

“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë.” – tha Bebe gjatë intervistës.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci