Të fundit

“Kurti sot ka reflektu”, Kajtazi komenton deklaratën e kryeministrit, e shqetëson reagimi i Hovenierit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se nevojitet një periudhë tranzicioni për dinarin, duke thënë se “Kurti sot ka reflektu”.

Sipas Kajtazit, vendimet e Kosovës për dinarin janë të drejta, megjithatë duhet pasur kujdes në zbatim.

“Kurti sot ka reflektu në dy pika. Po e pranon vet se duhet fushatë informuese dhe për këtë arsye ka mundur të ketë fushatë informuese derisa të jetë zbatuar kjo. Për me qenë në rregull dhe korrekt, mos me i prish punët me partnerin kryesor se ajo letër është shumë e ashpër, Amerika po thotë nuk muj me iu mbështet më në arenën ndërkombëtare me këtë çasje që e keni. Ia kemi borxh shtetësinë Amerikës, ia kemi borxh jetën. Kam frikë se Kurti po i befason partnerët. Kjo periudhë informuese ka mujt me u zgjedh mëherët. Vendimet janë të drejta por mënyra e zbatimit është problematike”, theksoi Kajtazi në Rubikon.

Kajtazi tutje ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, teksa e ka quajtuar “deklaratë të fortë”, njëherit duke e krahasuar me atë të ish-ambasadorit Delawie kur është tentu të shfuqizohet Gjykata Speciale.

“Mendoj që ne, publiku, nuk jemi të informuar boll për raportet mes Kosoves dhe perendimit në këto çështje. Reagimi i ambasadorit amerikan në ora 22:30 para dy tre ditësh për mu ka pas përmbajtje shqetësuese. Kur reagojnë ata në këto situata. Më ka ngja ajo deklaratë si deklarata e ish-ambasadorit Delawie kur është provu të shfuqizohet Gjykata Speciale. E kam përshkru si natën më të errët të Kosovës atë natë. Pak a shumë kaq e fortë ka qenë edhe deklarata e Hovenier. Është një fjali aty shumë interesant në këtë deklaratë. Aty ambasadori thotë “është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të promovojë vizionin e përkushtuar me themelimin e saj dhe të përcaktuar me deklaratën e pavarësisë dhe në kushtetutën e saj”.

“Ambasadori amerikan po thotë që Kosovës është duke ra në kundërshtim me vet aktin e shpalljes së pavarësisë kur është zotu për një shtet multientik dhe demokratik për të gjithë qytetarët e vet. Unë nuk po e di çka po ndodh mes Qeverisë së Kosovës dhe perëndimit. Përndryshe një asi reagimi nuk kish mundur të vijë. Përveç kësaj ai reagon edhe për institucionet paralele të mbështetura nga Serbia. Ata nuk po i cilësojnë si institucione paralele ilegale. Por edhe ata ka pas problem shumë të madh për shkak të çasjes së gabueshme të qeverisë dhe ministrave”.

“Mbyllja e atyre zyreve është e drejtë e Kosovës me i trajtu në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Por nuk mundet ministri i Punëve të Brendshme me marrë këtë përgjegjësi. Këtu është gabimi i madh kur ti merr kompetenca që nuk të takojnë. Ministri i Punëve të Brendshme thotë pas urdhërit të prokurorisë, po zbatohet dhe po mbyllen këto. Ai është person politik, nuk duhet me i ngatërru këto gjëra se neve po na shkaktojnë problem. Çasja është e gabuar, vendimet janë të drejta. Për këtë arsye duhet me pas shumë kujdes në këto pika”.

“Jemi në një situatë kur të gjitha këto probleme Kosova ka pranuar ti akomodojë përmes marrëveshjes me Serbinë dhe Asociacionin të komunave me shumicë serbe. Kemi një draft të pranuar, të paktën të deklaruar publikisht nga Kurti se është pranuar. Në Kuvend të Kosovës e ka thënë. Ideja e dialogut është që të gjitha këto probleme të akomodohen në kuadër të një strukture për të drejtat e serbëve”./Paparaci

 

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci