Të fundit

Abbott krenar që Mbretëria e Bashkuar dha kontribut në forcimin e institucioneve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Siç njofton kumtesa për media, gjatë bashkëbisedimit në këtë takim miqësor e të përzemërt, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga ana e tij, ambasadori Abbott shtoi se ndjehet krenar për kontributin që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës ndër vite, duke veçuar doganën dhe ATK-në.

Në vijim palët diskutuan dhe rreth çështjeve të aktualitetit dhe situatës në vend dhe rajon.

“Duke e falënderuar për partneritetin dhe bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi ambasadorit Abbott suksese të mëtejme në angazhimet e tij të radhës”, përfundon komunikata.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci