Të fundit

Bayer Leverkusen përmbys Stuttgart-in dhe siguron gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen triumfon me përmbysje ndaj Stuttgart-it, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe njëkohësisht, duke eliminuar këta të fundit.

Sfida e luajtur në “BayArena” u mbyll me rezultatin 3-2, ndërsa rezultoi një takim shumë i luftuar.

Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Anton në minutën e 11’, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Megjithatë vendasit barazuan në minutën e 50 me Andrich, barazim që zgjati për vetëm tetë minuta, pasi Fuhrich riktheu avantazhin te Stuttgart.

Në minutën e 66’ Adli barazoi sërish për Leverkusen, teksa Tah përmbysi ndeshjen në minutën e 90’.

Kështu Bayer Leverkusen kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, teksa Stuttgart eliminohet në çerekfinale.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci