Një ish-komandanti të grupit mercenar rus Wagner i është refuzuar azili pasi u arratis në Norvegji vitin e kaluar, tha avokati i tij.
Andrei Medvedev u arratis nga Rusia në janar të vitit të kaluar përtej kufirit të saj Arktik me Norvegjinë.
Avokati i tij sqaroi se autoritetet e imigracionit në Norvegji ia refuzuan azilin tre javë më parë pasi nuk e konsiderojnë atë një luftëtar të rregullt të forcave të armatosura ruse, i cili nuk mund të dënohet për pjesëmarrje në operacione të rregullta luftarake.
“Ata thonë se grupi Wagner nuk është pjesë e forcave të armatosura ruse”, tha Brynjulf Risnes. “Ne argumentojmë se Wagner, në Ukrainë, është një pjesë integrale e forcave të armatosura ruse”.