Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune operative, është arritur të identifikohet i dyshuari për “Eksport, import, furnizim, transportim dhe shitje të paautorizuar të armëve” në Pejë.
Në raportin 24 orësh thuhet se i njëjti dyshohet se ka tregtuar me armë, të cilat më herët i kishte marrë me leje.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.