Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kjo rregullore ka përcaktuar se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në Kosovë, është euro.
Konferenca do të mbahet në Sallën e Konferencave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, duke filluar nga ora 12:00.