Të fundit

Prelec: Vendimi për ndalimin e dinarit do të duhej të diskutohej në dialogun Kosovë-Serbi

Vendimi që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, do të duhej të negociohej në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Kështu tha Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai tha se dinari “nuk është vetëm një monedhë – për të mirë ose për të keq, komuniteti serb varet prej tij”.

Prelec theksoi se vendimi për të, ashtu si dhe mbyllja e disa komunave paralele serbe në Kosovë, do ta ndikojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që pritet të formohet.

“Ashtu siç janë gjërat tani – ose nuk do të kemi asociacion, ose do ta kemi një sa për të thënë, që do të jetë një institucion bosh, të cilin Qeveria do ta krijojë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë përpjekje reale për t’i plotësuar nevojat e komunitetit që supozohet se duhet ta ndihmojë. Dhe, kjo është për keqardhje”, thotë Prelec.

Ai, po ashtu, thekson se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po përballen me ndikim të kufizuar në Kosovë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci