Të fundit

AAK-ja dorëzon te Avokati i Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar të mërkurën tek Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha para gazetarëve se kërkesa e tyre është që të largohet kushti prej 15 vite.

“Kemi deponuar tek Avokati i Popullit një iniciativë tonë në lidhje me largimin e 15 vjetshit, pra diskriminimi që është duke ju bërë që sa vite popullatës sonë në raport me skemat pensionale kontributdhënësë. Ky ligj ka qenë më herët ne Gjykatë Kushtetuese dhe pas një intervali të gjatë kohor u bënë disa manipulime në Kuvend nga ana e qeverisjes dhe 15 vjetshi sërish mbeti.

Ky ligj nënkupton që ai person pas datës 1 janar të viti 1984 ka krijuar marrëdhënie punë me shtetin nuk gëzon të drejtën e pensionit kuntributdhënës, që do të thotë që për një vit ose një javë e humbin kontributin që e kanë bërë për vite të tëra. Këtë herë kërkesa e jona eksplicite është që të largohet 15 vjetshi si masë diskriminuese dhe njëkohësisht që të largohet data 1 janar i viti 1999 që nënkupton numrin e stazhit pensional”, tha ai./eo

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci