Të fundit

Dogana gjen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikë kalimin kufitar në Bërnjak është ndaluar një automjet, ku janë zbuluar një sasi e konsiderueshme e parave të padeklaruara.

Në njoftimin e doganës thuhet se pas ndaljes së automjetit, doganierët në bashkëpunim me policinë, kanë kryer kontroll të hollësishëm të automjetit, dhe në çantën e drejtuesit të mjetit janë zbuluar 13 mijë e 350 euro.

Tutje, dogana ka njoftuar se 25 për qind e kësaj shume, do të konfiskohet, që i bie 3 mijë e 337 euro, ndërsa shuma tjetër do t’i nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm lidhur me origjinen e mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci