Të fundit

Ademi: Kosova pritet të bëhet me trajner të ri në mars

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka mbetur pa trajner që nga shkarkimi i sllovenit Primozh Gliha, nga kjo pozitë.

Janë përfolur shumë emra që mund ta zënë këtë pozitë, në mesin e tyre edhe austriaku Franco Foda.

Por lidhur me këtë, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi,në një prononcim për Klankosova,ka dhënë detaje mbi këtë çështje.

Ademi është shprehur se “Dardanët” do ta kenë trajnerin e ri para dy ndeshjeve miqësore që luhen në muajin mars.

“Kosova do ta ketë trajnerin para fillimit të ndeshjeve të marsit sigurisht. Tash për tash nuk kemi emër, por këta emra që janë përfolur nëpër media, deri tash është vetëm mediale”, ka thënë ai.

“Ne i kemi dhënë objektivat tona dhe ofertat tona, tani i presim dhe jemi duke i shqyrtuar edhe projektet e tjera që na vijnë se cila të jetë përputhur ose e përafërt me objektivat tona, do ta zgjedhim”, ka thënë tutje Ademi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci