Të fundit

Pas vizitës në Kosovë, Pistorius sot takohet me Vuçiqin

Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, sot do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Takimi është paralajmëruar për orën 15:30, ka njoftuar shërbimi i Vuçiqit për media.

Ministri gjerman i mbrojtjes pardje zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Pistorius u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa vizitoi edhe selinë e KFOR-it në Prishtinë, transmeton Paparaci.

Kërkesa e ditës është deeskalimi, ka thënë Pistorius pardje në Prishtinë, duke shtuar se Gjermania do të shtojë forcat ushtarake në kuadër të KFOR-it nga 70 pjesëtarë që janë aktualisht në Kosovë, në 250.

“Kancelari federal ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por për këtë duhet një dialog si kusht dhe askush nuk duhet dhe nuk mund të ketë interes për tensionimin e situatës së mëtejshme. Duke marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë, ne bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, ka thënë ai pas takimit me Osmanin./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci