Të fundit

Tetë marrëveshje ndërkombëtare nesër në Kuvend, pozita kërkon reflektim nga opozita

Tetë marrëveshje ndërkombëtare janë në rend dite për votim në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet nesër (e enjte). Nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës deklarojnë se nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se nuk do t’i votojnë këto marrëveshje.

Të njëjtit nuk do të votojnë nismat nga Qeveria e Kosovës, pasi sipas tyre vendi ka ngecur nga veprimet që po ndërmerr pushteti. Të përmbajtur për këto marrëveshje janë shprehur nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa nga partia në pushtet kërkojnë nga këto parti t’i votojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala shprehet kategorikisht kundër votimit të këtyre marrëveshjeve.

“Deri në këto momente nuk kemi asnjë ndryshim të pozicionit të PDK-së në raport me qeverinë. Përkundrazi kemi një përkeqësim të situatës së kësaj qeverie me faktorin ndërkombëtar, kemi një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme për shtetin e Kosovës, dhe ne do të mbajmë qëndrimet që kemi…Nuk do t’i votojmë …Ne po mundohemi dhe po shfrytëzojmë gjithë kapacitetin institucional ta vetëdijesojmë edhe qeverinë dhe vendin që me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara”, thotë Shala.

Ndërkaq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili thotë për KosovaPress se kanë pozicion përmbajtjesor kundër marrëveshjes së OPEC-ut.

“LDK vazhdon me pas qëndrimin e njëjtë në raport me marrëveshjen ndërkombëtare, me përjashtim të marrëveshjes së OPEC-ut në raport me marrëveshjen paraprake. Nuk e di nëse ka pas përfshirje të marrëveshjeve të reja ndërkombëtare, të njëjtat do të diskutohen nëse ka në aspektin përmbajtjesor në Grup parlamentar dhe do të merret një qëndrim në raport me to. Mirëpo, pozicion për të votuar kundër, ne nuk kemi pas asnjëherë, d.m.th ne kemi vetëm pozicion përmbajtjesor kundër marrëveshjes së OPEC-ut, ndërkaq për tjera nuk ka ndryshuar pozicioni i LDK…Me të gjitha që jemi ideologjikisht në përputhje, ne i votojmë”, thotë Kica-Xhelili.

Ndërsa, nga partia në pushtet bëjnë thirrje opozitës që t’i votojnë këto marrëveshje. Deputeti nga LVV, Driton Hyseni uron që në seancën e radhës të Kuvendit që do të mbahet të enjten të kenë një epilog përfundimtar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Konsideroj se ka pas impakt sa i takon mosmiratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, sigurisht nga ato ne presim implementim të projekteve shumë të rëndësishme për vendin. Mendoj që në një të ardhme të afërt, qoftë në seancën e së enjtes, por edhe në seancat e radhës të kemi një epilog përfundimtar të marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos po bazohemi këtu në gatishmërinë në një pjesë të opozitës qe t’i miratojë këto marrëveshje bashkë me ne dhe të gjejmë një implementim sa më shpejtë”, thotë Hyseni.

Kujtojmë se, për t’u ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.

Këto marrëveshje sipas Ligjit, i dorëzohen Kuvendit me iniciativë të vet ose pas propozimit nga Qeveria.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci