Të fundit

Kjo është arsyeja pse s’flasin më Santiana dhe Alba

Alba dhe Santiana nuk kanë më shoqërinë që kishin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Gjithçka u vulos nga ftohtësia që reflektuan në natën e finalës kur dy vajzat as nuk u përshëndetën me njëra-tjetrën.

Për më tepër, ato më as nuk ndiqen në rrjete sociale.

Por çka realisht ndodhi mes vajzave dhe ku qëndron problemi?

Prive.al merr vesh se gjithçka ka nisur pas daljes së Santianës nga shtëpia.

“Santiana është zhgënjyer tepër shumë nga Alba. Ajo pasi doli e kuptoi që shoqja e saj nuk e ka përkrahur sa duhet. Santiana i ka përcjellë intervistat ku nuk e ka përmendur dhe është njoftuar që nuk është nxjerrë në asnjë postim nga Alba përgjatë kohës sa ajo ishte brenda”, shprehet burimi.

Për më tepër, është e sigurtë që për të shkëputur marrëdhëniet, vendimi ka qenë ekskluzivisht i Santianës.

Përpara nisjes për në Kanada, Alba nuk ka vonuar duke darkuar bashkë me Bucin dhe Veronën, “armiqtë e përbetuar” të Santit.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci