Të fundit

Rashiq: Lajçak po sillet në mënyrë cinike, s’po vepron si përfaqësues

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, për masat që janë vendosur nga Bashkimi Evropian ka thënë se konsideron se të njëjtat janë vendosur ndaj ministrisë që ai e udhëheq dhe se të njëjtat po e pengojnë punën e tij.

Rashiç në konferencë për media ka thënë se konsideron se i deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është duke u sillur në mënyrë “cinike”.

Duke shtuar se “kjo s’është mënyra se si një përfaqësues që të veprojë”.

“Sa i përket zotërit Lajcakut, unë vetë kam deklaruar se janë disa elemente të cilat unë e shoh ministrinë dhe punën time, posaçërisht e shoh se masat që janë vendosur nga BE-ja janë vendosur ndaj ministrisë dhe jo ndaj Qeverisë, për një organ i cili po merret pikërisht me të drejtat e komuniteteve”.

“Lajçak, thirret për të drejtat e komuniteteve e bën masa ndaj institucioneve që veprojnë për të drejtat e komuniteteve dhe në atë aspekt kam thënë që është cinike dhe kjo nuk është metoda se si duhet një përfaqësues që të veprojë”, ka thënë ai.

Për përgjimet e publikuara në media ku është i përfshirë zëvendësministri i tij Radoica Radomiroviç-it, i cili dëgjohet duke thënë se “i deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, merr pagë nga Serbia”, ka thënë se janë të montuara.

Lidhur me masat që do të ndërmarrë ndaj të njëjtit supozon se incizimi i publikuar është bërë me tendenca.

“Nuk konsideroj që është relevante me një incizim që sipas meje është i montuar dhe është prerë disa herë dhe i cili është bërë me një tendencë  të njerëzve që vërtetë nuk e dëshirojnë zhvillimin institucional të Kosovës në Veri”, ka thënë ai.

Prandaj ka shtuar se, “nuk do të marrë ndonjë masë”.

“Unë kam biseduar me zëvendësministrin tim dhe kemi konstatuar që audio incizimi ka qenë i montuar”.

Konferenca e Rashiçit, është thirrur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci