Të fundit

Artistët nga Kosova “pengje të policisë” në Kukës, reagon ministri Balla: Kemi nisur hetime

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taluant Balla, i ka cilësuar të paqëndrueshme deklarimet e artistëve nga Kosova për orë të tepërta të mbajtjes në komisariatet policore në Shqipëri.

Mbrëmjen e së dielës së 4 shkurtit, dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj e kaloi natën nëpër komisariate në Shqipëri bashkë me disa aktorë të tjerë, vetëm pse një prej tyre e kishte emrin Flaka.

Ndodhi që policia shqiptare të ishte në pritje të një grupi trafikantësh të armëve nga Kosova, që do të kalonin në “Rrugën e Kombit” dhe që shoqëroheshin nga një vajzë me emrin Flaka. Por duket se në logjikën e policëve të Shqipërisë, të gjitha Flakat janë njësoj. Kësisoj, Neziraj dhe ekipi i tij u mbajtën për disa orë në komisariatin e Kukësit.

Për këtë ngjarje, ka reaguar sot ministri Taulant Balla.

Ai ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet e artistëve nga Kosova për shoqërimin në stacionin policor më 4 shkurt të këtij viti, nën dyshimet për përfshirje në një bandë tritoli.

Balla ka thënë se artistët e Kosovës janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Kukës dhe në bazë të procedurave standarde janë verifikuar nëse kanë lidhje me grupin e dyshuar kriminal.

“Për sa i takon pretendimeve të ndonjë prej artistëve të trupës së përfshirë në objektin e operacionit, për keqtrajtim nga ana e Policisë së Shtetit, informoj se AMP ka nisur hetimin lidhur me këtë. Por pretendimi për orët e tepërta mbajtjes në polici të tyre nuk qëndron, përkundrazi Policia e Shtetit ka vepruar shumë më shpejt se sa afati standard i verifikimeve, pikërisht sepse ka pasur parasysh statusin e aktorëve të ndodhur në vendngjarje”, tha Balla.

Ministri tha se artistët nga Kosova nuk mund të liheshin të lirë pa u bërë të gjitha verifikimet.

“Së fundmi keqardhja mbetet dhe bëhet edhe më e madhe, kur në vend të mirëkuptimit për faktin se ky operacion rezultoi në kapjen e 203 kallëp tritoli, nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër uniformave blu të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci