Të fundit

Bislimi sulmon Kushtetuesen: Nuk mund të vendosë për numrin e anëtarëve të KPM-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se është e dëmshme tendenca e partive opozitare në Kuvend për të dërguar çdo ligj të përpiluar nga ekzekutivi aktual në Kushtetuese për shqyrtim.

Kësisoj, ai e ka sulmuar edhe një herë Gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë juridik të vendit.

“Të thuhet se për mua ligji është ligj vetëm kur të më thotë Gjykata Kushtetuese është me pretendu që Qeveria e vërtetë është Gjykata Kushtetuese, e jo qeveria e vendit. Është gabim. Janë rolet e ndara Qeveria i drafton ligjet, Gjykata Kushtetuese e ruan kushtetutën, Gjykata Kushtetuese nuk është Qeveri paralele”, ka thënë Bislimi, ndërsa nga opozita është kërkuar që Ligji i ri për Komisionin e Pavarur për Media të dërgohet për shqyrtim në Kushtetuese.

Bislimi ka thënë se Gjykata Kushtetuese s’mund ta vendosë numrin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

“… duhet me u bë Qeveri njëherë, me dalë me kërku vota te qytetarët si Gjykatë Kushtetuese tani me thënë unë e caktoj pagën e deputetit, unë vendosi a ka me i pasë KPM shtatë anëtarë apo 11 anëtarë. Nuk mundet me vendosë, Qeveria vendosë”, ka deklaruar Bislimi.

Në mënyrë ironike, Bislimi ka thënë se nëse nesër anëtarëve të partive opozitare Gjykata Kushtetuese u thotë se duhet të dalin në punë në orën 8:00, ata do e bëjnë një gjë të tillë.

“Nesër do të përfundoni duke thënë se unë do të vijë në punë në orën 8:00 se Gjykata Kushtetuese më ka thënë se duhet të shkohet në punë në ora 8:00”, ka deklaruar zëvendëskryeministri.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci