Rita Ora,artistja me famë botërore, jo vetëm që di të këndojë por ajo ka dëshmuar se edhe i pëlqen të lexojë.
Jo rrallë herë Rita ka dëshmuar se është e lidhur me librat dhe leximin.
Madje, ajo kishte treguar disa herë që ka libra gjithandej afër vetës.
Por sëfundmi nëna e saj, Vera, ka treguar më shumë lidhur me këtë pjesë.
Ajo ka postuar në “InstaStory” Ritën, duke lexuar para gjumit.
E shtrirë në shtrat, me syze dhe me libër, duke lexuar me një dritë të ngjitur në kopertinë të librit.
“Gjyshja Rita” ka shkruar Vera në mbishkrim.