Të fundit

Bërnabiq: Në draft-rezolutën e PE asnjë fjalë për ndalimin e votimit në Kosovë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar për televizionin nën kontroll të regjimit serb “TV Happy” se “nuk ka argumente në draft-rezolutën që do të paraqitet nesër në Parlamentin Evropian dhe se në tekst mund të lexohet gjithçka, përveç se serbëve të Kosovës u ndalua të votojnë”.

“Në këtë rezolutë kjo nuk përmendet me asnjë shkronjë, asnjë fjalë. Nuk do të gjeni që Albin Kurti ua ka ndaluar serbëve në Kosovë të votojnë. Nuk ka një gjë të tillë në këtë rezolutë të PE. Nuk përmendet votimi në veri të Kosovës. A mendoni se kjo është temë e parëndësishme për Parlamentin Evropian? Mendoj se është një nga gjërat më të rëndësishme kur flasim për sundimin e ligjit, parimet ndërkombëtare, normat ligjore”, ka pretenduar Bërnabiq, duke u përpjekur, si zakonisht, që vëmendjen e publikut nga dështimet e regjimit të Vuçiqit ta kthejë në retorikën kundër Kosovës, me çka regjimi serb gati gjithmonë ka pasur sukses.

Ajo këtë adresim e ka shfrytëzuar edhe për ta sulmuar opozitën demokratike në Serbi, duke pretenduar se “për opozitën nuk ishte e rëndësishme dhe se nuk janë angazhuar që kjo çështje të përfshihet në tekstin e rezolutës”, transmeton Paparaci.

“Pra, e drejta e serbëve të Kosovës, një e drejtë themelore demokratike, e drejta e votës, është e parëndësishme për këta njerëz dhe për opozitën tonë”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka pretenduar se rezoluta i kërkon Komisionit Evropian që të ndërpresë negociatat e para-anëtarësimit me Serbinë nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Me këtë rezolutë, e cila do të miratohet nesër në Parlamentin Evropian, Komisionit Evropian i kërkohet në mënyrë eksplicite që të ndalojë integrimin e Serbisë në BE derisa të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Kjo është një tjetër gjë e rëndësishme që unë kërkoj nga qytetarët që të mbajnë mend për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë është natyra e kësaj rezolute”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo gjithashtu zbulon se kërkohet edhe nga Komisioni Evropian të mos jetë tolerant ndaj Serbisë.

“Kjo rezolutë kritikon edhe Komisionin Evropian. Ai kritikohet sepse ata kanë qëndrim tolerant dhe kërkon që ata të jenë sa më kritik ndaj Serbisë. Ajo gjithashtu bënë thirrje për pezullimin e të gjitha fondeve për Serbinë, për qytetarët tanë, për sistemin tonë shëndetësor, për infrastrukturës, për arsimin tonë, derisa të kryhet ky hetim ndërkombëtar ose, siç thonë ata, të përmbushen rekomandimet kryesore të ODIHR-it”, është “ankuar” Bërnabiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci