Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se sot në pikën kufitare në Jarinjë ka mbërritur një kamion që po transportonte 117 milionë dinarë.
Njoftimi i plotë i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi:
Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur rregulla precize që pёrcaktojnё se kush dhe si ka tё drejtё tё importojё euro dhe valuta të tjera nё Republikёn e Kosovёs.
Sipas rregullores, kjo mund tё bёhet vetёm nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licensuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare dhe atё vetëm pas dhënies së licensës dhe autorizimit të veçantë me shkrim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për këtë shërbim.
Kjo rregullore ka hyrё nё fuqi nga data 1 shkurt. Pёr tё mundёsuar njё periudhё tranzitore gjatё sё cilёs pёrshtatja do tё bёhej pa ndonjё ndikim negativ tek grupe tё caktuara tё qytetarёve, BQK-ja ka ofruar vullnetin dhe ekspertizёn e saj nё gjetjen e njё zgjidhjeje afatgjatё dhe tё ligjshme, qё garanton transparencёn dhe ruan integritetin e sistemit financiar, duke siguruar kёshtu edhe sukses nё parandalimin e pastrimit tё parave. Kjo rregull vlen njёsoj si pёr importin e valutёs euro ashtu edhe pёr dollarin amerikan, funtёn angleze, dinarin serb apo çdo valutë tjetër.
Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё.
Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit.
Krejt kjo me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё.
Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral.
Republika e Kosovёs qëndron plot vullnet qё tё punojё dhe ndihmojё nё gjetjen e mekanizmit qё siguron qё mjetet e tilla tё dёrgohen nё mёnyrё ligjore tek pёrfituesit fundor, dhe atё nё afatin sa mё tё shpejtё tё mundur.