Të fundit

Mura e konsideron Dakun si njërin prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit

Ish-skuadra e Mirlind Dakut, FC Mura e ka konsideruar yllin shqiptar si njërin prej sulmuesve më të mirë të klubit.

Skuadra sllovene i kushtoi një postim të veçantë Dakut, duke theksuar sukseset e tij në klub, dhe duke e cilësuar atë si njërin prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit.

“Dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të Muras, nënshkroi kontratë me Muran. Për një sezon e gjysmë, Daku luajti në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazani në Rusi”, shkruante në postimin e Muras.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci