Të fundit

Aksidentohet një këmbësore në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë

Një këmbësore është aksidentuar të mërkurën në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për Paparacin.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci