Të fundit

“Maestrot e mesfushës” – Xhaka kryeson listën me yjet si Kroos e Rodri

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka lënë nën hije emrat më të mëdhenj të mesfushës në futbollin evropian në një statistikë shumë të rëndësishme në botën e futbollit.

Xhaka u transferua në verë nga Arsenali te Leverkuseni dhe nga ajo kohë ende nuk e ka shijuar humbjen.

Përveç rezultateve pozitive si ekip, mesfushori prishtinas ka shkëlqyer edhe në aspektin individual.

31-vjeçari ka vazhduar të befasojë me nivelin e treguar sidomos me numrin e pasimeve të sakta.

Është faqja e specializuar e statistikave Squawka, e cila ka publikuar emrat e tre lojtarëve me më shumë pasime të suksesshme në fazën e tretë të fushës (zonën kundërshtare) në shtatë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.

Në këtë listë, Xhaka është i pari në listë me plotë 236 pasime të suksesshme në këtë pjesë të fushës, duke lënë pas vete dy emra të mëdhenj.

Pas djaloshit nga Kosova, vjen veterani gjerman, Toni Kroos me 224 pasime të suksesshme dhe Rodi me 223 pasime të suksesshme.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci