Të fundit

Kurti takon rektorin e UP-së, diskutojnë për ndryshimet në statutin e ri të Universitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të mërkurë në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në prag të shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Rektori Qerimi e ka njoftuar kryeministrin Kurti se me draft statutin e ri për Universitetin, synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

“Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh”.

Rektori Qerimi e ka falënderuar kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin.

Po ashtu, Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke i shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të UP-së.

Gjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare.

“Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare”.

Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës thuhet se është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe masterit.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci