Talenti 19-vjeçar me prejardhje shqiptare, Dion Kaçuri është transferuar te skuadra e Baselit në Zvicër ku është bashkuar futbollistëve tjerë shqiptarë.
Kaçuri është transferuar nga skuadra e Grasshopperi, teka nënshkroi kontratë deri në vitin 2028 me Baselin.
“Sigurisht jam jashtëzakonisht i lumtur që, si lojtar i ri zviceran, mund të kaloj në një klub aq të madh siç është Baseli. I jam mirënjohës Grasshoperit për gjithçka që ka bërë për mua. Tash e tutje e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është Baseli dhe do të bëj gjithçka që mundem që të vazhdoj rrugën time këtu dhe të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kacuri për faqen zyrtare të Baselit.
🔴🔵 Sali Dion
✍️ Zuzug fürs Mittelfeld: Dion Kacuri wechselt vom Grasshopper Club Zürich zum FC Basel. Er unterschreibt bei Rotblau einen Vertrag bis 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣
Der FCB heisst dich herzlich willkommen in Basel und wünscht dir viel Erfolg, Dion 🫶#FCBasel1893 #AlliZämme… pic.twitter.com/wOYF05AS4f
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 7, 2024
Te Baseli, Kaçuri do të takohet me Taulant Xhakën, Benjamin Kolollin, Leon Avdullahun dhe Albian Ajetin.