Të fundit

Rashiç: Rregullorja e Bankës Qendrore për dinarin serb tashmë ndodhet në një periudhë kalimtare

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç tha të mërkurën se çështja e pagesave nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë do të mund të zgjidhej shpejt nëse ka gatishmëri nga ana e Serbisë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi, një ditë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se është e nevojshme një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, mes shqetësimeve të diplomatëve perëndimor për pasojat e këtij vendimi.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë kalimtare kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për të hapur llogari në banka. Mendoj se kjo është nga ana juridike dhe teknike mënyra e duhur se si duhet të veprojmë”, tha zoti Rashiç.

Zoti Rashiç tha se çështja e pagesave nga ana e Serbisë do të mund të zgjidhet përmes bashkëpunimit të Bankës Qendrore serbe dhe të Kosovës në transferin e parave ose nëpërmjet bankës që kanë përfaqësi në Kosovë dhe Serbi të kryejnë konvertimin e monedhave.

“Sfida kyqe është gatishmëria e Bankës Qendrore të Serbisë që të veprojë në një nga ato dy mënyrat që i përmenda më herët dhe unë kisha lutë që kjo të mos bëhet një sfidë politike por të jetë vetëm një sfidë operacionale. Data e tranzicionit nuk mund të cekët sepse nuk jemi ne ata që vendosim. Zoti Ismaili (Guvernatori i Kosovës) ka përmendur që kjo është e mundur deri në fund të shkurtit”, tha ai duke nënvizuar se kjo çështje mund të zgjidhet shpejt nëse ka vullnet.

“Unë jam optimist se nëse ka gatishmëri nga pala tjetër (Serbia), jam i sigurt që deri në fund të muajit shkurt të gjitha këto pengesa do t’i heqim”, tha zoti Rashiç.

Kryeministri Albin Kurti tha mbrëmë se gjatë këtij muaji, institucionet do të japin të gjitha informacionet dhe ndihmën e nevojshme që kjo periudhë kalimtare të jetë sa më e lehtë që të jetë e mundur.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt, sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i tij është “përndjekja e serbëve të Kosovës” të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë, i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore menjëherë duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petar Stano, tha sot se Kosova me veprimet e njëanshme po rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vendimi i njëanshëm dhe gjërat që ngjallin shqetësimin tonë së bashku me mënyrën e sjelljes së komunikimit nga ana e autoriteteve të Prishtinës, krijon frikë nga ana jonë se Kosova mund të mbetët jashtë dhe të mbetët prapa”, tha zoti Stano.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë se kërkesa e tyre është e qartë, një shtyrje e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore deri sa të vendoset një strategji e mirë për të zbutur ndikimet në popullatën e cenueshme, ndërsa ka paralajmëruar pasoja në partneritetin me Shtetet e Bashkuara në rast se autoritetet nuk marrin parasysh këshillat e tyre./VOA

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci