Të fundit

PSD kritikon projektligjin për KPM-në: Akord i melodisë tanimë të njohur të autoritarizmit

Partia Social Demokrate ka lëshuar një komunikatë për media, me anë të së cilës ka kritikuar ashpër projektligjin për KPM-në, që sot kaloi në Komision.

Sipas PSD-së, Qeveria me anë të këtij projektligji po tenton t’i diciplinoj e kontrolloj mediat. Kjo sipas tyre është akord i melodisë së autoritarizmit.

“Përpjekja e rradhës e pushtetit për të disiplinuar dhe kontrolluar mediat është akordi i melodisë tanimë të njohur të autoritarizmit. Projektligji i ri synon të detyrojë median online të licensohet nga trupa qeveritare dhe kërcënon me ndëshkime të papërballueshme. Ky vendim nuk e ka karakterin e precedentit. Është realiteti i ri që po instalohet. Ligji i rrëzuar për KPK-në – zgjedhja e kyreprokurorit me shumicë të thjeshtë, ligji për shërbyes civil, dhe projektligji për KPM-në, e kanë një emërues të përbashkët: tendencën autoritare të pushtetit për të vendosur regjim mbi institucionet e pavarura”.

Tutje në komunikatë thuhet se dëshirat e fantazitë e Besnik Bislimit nuk duhet të bëhen rend shoqëror.

“Shijet dhe fantazitë e Besnik Bislimit nuk mund të vendosen në nivel të rendit shoqëror. Shprehja e lirë është kusht për një shoqëri demokratike. Kjo është një çështje për të cilën ia vlen çdo përpjekje”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci