Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar këtë vit në Këshillin e Evropës.
Gërvalla në takim me delegacionin e deputetëve italianë në Këshillin e Evropës, vlerësoi mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e demokratizimit të shtetit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta.