Të fundit

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitjet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar dy të dyshuarit për grabitjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në Prishtinë, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit kanë kryer së paku tri grabitje gjatë ditëve të fundit në kryeqytet nën kërcënimin e armës.

“A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Për të njëjtat raste policia është në kërkim të një personi tjetër, tashmë të identifikuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci