Të fundit

Abazi: Vetëvendosja po i shkelë kauzat e saj me të dyja këmbët

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje me ardhjen në pushtet ka shkelur mbi të gjitha kauzat e saj.

E ndër këto kauza, si të shkelur më të dyja këmbët, Abazi po e konsideron atë të Privatizimit të Distribucionit.

Ai gjithashtu e ka cekur se u përjashtua nga Komisioni Hetimor për Privatizim, pasi që nuk ishte në një linjë të mendimeve me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

“Kauzat e Vetëvendosjes janë shkelur që të gjitha, si ajo e distribucionit. Unë nuk kam dhënë dorëheqje prej VV-së, por në të njëjtën kohë nuk kam pranuar të bëhet komisioni hetimor për privatizimin e distribucionit, sipas dëshirës së Mimoza Kusarit, dhe jam përjashtuar prej këtij komisioni”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Abazi tutje ka deklaruar se pavarësisht kërkesës së tij të argumentuar se duhet të vazhdojë punën komisioni hetimor për privatizimin e aseteve strategjike, një gjë të tillë e kanë stopuar kryeministri, Albin Kurti e zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali.

“Me 23 shkurt 2022, kam bërë kërkesën e argumentuar për krijimin e komisionit hetimor për vazhdimin e hetimeve për privatizimin e aseteve strategjike, është ndal nga Albin Kurti, Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari. E gjithë kauza që po bëhet privatizim i dëmshëm për ekonominë e Kosovës është shkelur me të dyja këmbët”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci