Federata e Futbollit e Anglisë pritet të votojë kundër ndryshimeve të diskutueshme të statutit të UEFA-s, që do t’i lejonin presidentit Aleksander Çeferin të qëndroi në postin aktual deri në vitin 2031.
Çeferini, i cili këtë rol e mori nga Michel Platini në vitin 2016, u rizgjodh president në vitin e kaluar dhe pritet të largohet në vitin 2027.
Statuti aktual i lejon presidentit ta ushtrojë detyrën vetëm në tri mandate.
Por Çeferini dhe përkrahësit e tij, janë duke punuar në planin për ta ndryshuar këtë.
Platini u largua në maj të vitit 2016, pasi u dënua nga FIFA për shkelje të rregullave dhe etikës.
Ndryshimi i rregullit që po planifikon Çeferini dhe përkrahësit e tij do të thoshte se çdo emërim para vitit 2017, të mos llogaritej si pjesë e mandatit të lejuar trevjeçar – pasi Çeferini ka marrë pjesërisht ciklin katërvjeçar të Platinisë.
Ndryshimi i propozuar do të shkojë në votim në kongresin vjetor të UEFA-s në Paris të, enjten.
I duhen votat e dy të tretës së shumicës së organizatës me 55 anëtarë, në mënyrë që ky rregull të aprovohet.
Ish-ylli i Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban, aleat i kamotshëm i Çeferinit, dha dorëheqje nga roli i drejtorit teknik të UEFA-s në muajin e kaluar, për protesta kundër këtij rregulli.
Ish-shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit, David Gill, po ashtu foli kundër planit në takimin e kaluar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.