Një djalë i mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe motrës së tij të mitur.
Rasti ka ndodhur në Klinë, para dy dite.
“Klinë 06.02.2024-23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe motrës së tij e mitur, dy viktimave femra kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.