Të fundit

Vuçiqi me Pistorius-in: “Serbia nuk do ta sulmojë askënd, e kam dhënë fjalën”

Paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë në rajon dhe në Evropë dhe destabiliteti nuk është në interesin e askujt, “janë pajtuar” në takim ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe presidenti serb Vuçiq, raporton televizioni publik serb RTS.

“Kam dhënë fjalën që Serbia nuk do të befasojë askënd me veprime ushtarake apo me ndonjë veprim tjetër”, ka pretenduar Vuçiqi, duke vazhduar: “Dhe fjala ime ka rëndësi më të madhe se shumë nënshkrime në rajon dhe Evropë”.

Pistorius ka thënë se nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konfliktit në rajon. Ai theksuar janë të nevojshme se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bën thirrje për konkretizimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius në Beograd, ka thënë se biseda ishte e hapur dhe e sinqertë nga të dyja palët, “pa doreza”, dhe ka pretenduar se “Serbia do të ruajë stabilitetin në rajon”.

“Kemi biseduar për stabilitetin në rajon dhe nevojën që të kemi pikëpamje të ndryshme, veçanërisht në raport me Kosovën. Jemi të pajtimit se stabiliteti dhe paqja janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për njerëzit në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu, do të thosha, në të gjithë Evropën dhe se nuk është në interes të askujt ndonjë përshkallëzim dhe destabilitet”, ka thënë Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me Pistorius-in.

Vuçiq pretenduar se është e vërtetë që, siç tha edhe Pistorius, “e ka dhënë fjalën se Serbia nuk do të befasojë askënd me veprime ushtarake apo me veprime të tjera, por se ajo do ta ruajmë stabilitetin”.

“Dhe fjala ime do të thotë shumë më tepër se shumë nënshkrime që kam parë si në rajon ashtu edhe në Evropë. Kjo është në interesin tonë të madh”, ka pretenduar Vuçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci