Toni Kroos raportohet se i është vet ofruar Juventusit përmes agjentit të tij pasi është duke shkaur drejt fundit të aventurës së tij me Real Madridin.
Mesfushori 34-vjeçar gjerman ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët spanjollë dhe ende nuk ka vendosur nëse do të nënshkruajë ose jo një zgjatje të saj pasi është pjesë e klubit që nga viti 2014.
Juventusi nuk është në gjendje të shpenzojë shumë për shkak të gjendjes jo të mirë financiare dhe pritet të jetë aktiv në tregun e lojtarëve të lirë.
“Gazzetta dello Sport” raporton se si ndërmjetësit kontaktuan kohët e fundit me Juventusin për të propozuar idenë e nënshkrimit të Kroos si një transferim i lirë në verë, nëse ai përfundimisht largohet nga Real Madridi pas skadimit të kontratës së tij, përcjellë KosovaPress.
Negociatat nuk janë duke vazhduar për momentin, me “Bianconerët” të vetëdijshëm për një zgjatje të mundshme njëvjeçare me Real Madridin në tavolinë dhe në vend të kësaj vendosin më shumë fokus në marrëveshjen me Felipe Anderson.
Këtë sezon, Kroos ka luajtur 1972 minuta lojë në 30 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë shtatë asistime në atë kohë.