Të fundit

Afër 2 mijë euro false deponohen në banka të Kosovës

Policia e Kosovë ka konfiskuar 1 mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, “ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

E një tjetër po ashtu ka ndodhur në Fushë Kosovë, “ku ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku “ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këto raste janë duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

MONEDHË E FALISIFIKUAR

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  07.02.2024-09:45. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar .Rasti duke u hetuar.

Fushë Kosovë, 13.01-07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë  rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës  të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar.

Rr. Adem Jashari, Gjilan  06.02.2024-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar  4  kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci