Të fundit

Vizita e Haxhiut dhe Dibranit në Londër, ambasada e Britanisë së Madhe del me një njoftim

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi dhe zyrtarë të lartë të ministrisë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në  Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë takuar me zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe ndërsa sot për këtë vizitë është deklaruar edhe ambasada e këtij vendi me seli në Prishtinë.

“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndamë përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci