Të fundit

Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet, shkruan sot agjencia e lajmeve EO.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci