Të fundit

Lista Serbe: Koha e fundit që bashkësia ndërkombëtare ta dënojë sjelljen e Kurtit

“Është më se e qartë se regjimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk po heq dorë nga plani për të ushtruar presion ndaj popullit serb me qëllim të dëbimit të tij nga vatrat e tij shekullore”, kanë deklaruar nga Lista Serbe, duke komentuar bastisjen në lokalet e Postës së Serbisë në Gorazhdevc, si dhe ndalimin e hyrjes së automjeteve me dinarë në Kosovë.

“Përkundër apeleve të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe dënimit të qartë të vendimit për ndalimin e dinarit dhe bastisjeve në institucionet serbe në Kosovë, siç pretendohet, “policët e Kurtit” si banditë hynë në objektin e Postës së Serbisë në fshatin Gorazhdec, të komunës së Pejës, dhe kanë maltretuar dhe frikësuar punonjësit e postës, por dhe përfaqësuesit e mediave”, pretendohet në propagandën e Listës Serbe, transmeton Paparaci.

Siç pretendohet në këtë propagandë, të cilën ata e quajnë kumtesë për media, “fillimisht përfaqësuesit e Postës së Serbisë janë kontaktuar nga “policët e Kurtit” dhe i kanë ftuar të marrin në dorëzim automjetin dhe katër milionë dinarë që këta “trima” ua “kanë vjedhur” pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale katër ditë më parë”.

“Sigurisht që pas paraqitjes së përfaqësuesve të Postës së Serbisë, në vend që t’i kthejnë paratë dhe automjetin, ata janë shoqëruar në ambientet e Postës në Gorazhdevc, ku “forcat speciale të Kurtit” i kanë grabitur dhe kanë vjedhur kompjuterë dhe dokumentacion”, vazhdon Lista Serbe.

Ata ankohen se “është koha e fundit që bashkësia ndërkombëtare të reagojë më ashpër ndaj një sjelljeje të tillë të Kurtit”, i cili, sipas tyre, “dëshiron të dëbojë të gjithë serbët nga Kosova”.

“KFOR-i dhe EULEX-i si formacione legale duhet të ngrihen në mbrojtje të popullit serb sepse obligimi i tyre në bazë të mandatit që kanë është të sigurojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, kështu që në vend të reklamave për përkushtimin e tyre për paqe dhe siguri të qytetarëve, le të ndjekin veprime konkrete që do të ndalonin keqtrajtimet dhe dhunën institucionale ndaj popullit tonë”, përfundohen në këtë propagandë boshe të Listës Serbe./Paparaci.com

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci