Të fundit

Përfundon renovimi i QKMF-së “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti”.

Latifi në një postim në Facebook, ka shkruar se me anë të këtij investimi, synojnë të ofrojnë kushte të mira, mjedise të bukura dhe të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët.

“Shëndetësia mbetet një nga sektorët kryesorë në vëmendjen tonë dhe prioritet i lartë i qeverisjes”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit janë kryer këto punime: Izolimi dhe fasadimi i jashtëm, rregullimi i kulmit, rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë dhe rregullimi i hapësirave rreth objektit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci