Në fshatin Odanovc afër Dardanës, është djegur stalla e familjes Millenkoviq, njofton e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës.
Në këtë zyre theksojnë se “meqenëse në objekt nuk ka pasur instalime elektrike, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri”.
“U dogj kulmi dhe kashta, nga zjarri u shpëtuan bagëtia dhe një traktor, por përveç që familja katër anëtarëshe e Millenkoviqit pësoi dëme materiale, të gjithë serbëve të Anamoravës u është bërë me dije se nuk janë të mirëpritur”, pretendojnë në këtë zyre, duke përdorur propagandën tashmë bajate të kohës së Millosheviqit të cilit i ka shërbyer me besnikëri Aleksandar Vuçiqi, si ministër i tij i propagandës, transmeton Paparaci.
Përfaqësuesit e kësaj zyre kanë vizituar familjen e prekur dhe kanë thënë se “do të ndihmojnë në riparimin e dëmeve”.
Ata pretendojnë se “kjo është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë”, pas, sipas fjalëve të tyre, “vendimit të fundit të organeve të Kosovës për heqjen e dinarit serb!”/Paparaci.com