Të fundit

Zhbllokohet projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, nënshkruhet kontrata

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar sot kontratën për nisjen e punimeve në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Një konsorcium kosovaro-bullgar, i përbërë nga kompanitë Eskavatori L.L.C. dhe Hidrostroy Sofia, është përzgjedhur fitues i tenderit për projektin e vlefshëm 25 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha sot se kontrata është nënshkruar dhe rrjedhimisht projekti më i stërzgjatur në historinë e shtetit të Kosovës është zhbllokuar.

“Sapo nënshkruam sot kontratën për zgjerimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën. Mbase një nga projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës. Por se jemi duke shkuar drejt përfundimit të tij meqë sot e nënshkruam sot kontratën”, tha ai.

Afati për përfundimin e punimeve, sipas kontratës, është saktësisht një vit, tha zëvendësministri Hysen Durmishi.

“Janë 12 muaj, ditë kalendarike – jo ditë pune, pra sot një vit kontraktori e ka për obligim ta dorëzojë punishten të përfunduar. Në pjesën e parë të vitit do të punohet në segmentin e rrugës deri në Vushtrri, ndërkaq në pjesën e dytë të vitit do të punohet në by-pasin që është në Vushtrri në mënyrë që në muajt korrik-gusht të jetë e përfunduar rruga deri në Vushtrri”, u shpreh Durmishi.

Projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë ka nisur në vitin 2009. Asokohe kishin nisur edhe punimet.

Megjithatë, pas më shumë se një dekade punimet janë zvarritur e disa herë ka pasur edhe shembje në pjesët ku ishte punuar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci